Ky burrë padyshim se meriton epitetin e “Babait të vitit”. Një burrë nga Kina ka realizuar një udhëtim të gjatë plotë 30 mijë kilometra nga Kina në Washington, pasi që i kishte premtuar bijës së tij se do ta dërgojë në Universitet në ajo pranohet.
Për të realizuar këtë udhëtim janë dashur 108 ditë, ku Huang Haitao së bashku me të bijën Huang Xinyi, u nisën nga vendlindja e tyre Nanjing për në universitetin e Seattle, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij udhëtimi ata kanë kaluar përmes 26 shteteve, kurse ky rrugëtim i tyre është cilësuar si njëri nga më të gjatit.
Ata fillimisht u ndalën në Rusi, dhe më pas filluan rrugëtimin në Evropë, duke kaluar nëpër Turqi, Maqedoni, Slloveni, Zvicër dhe më pas përfunduan në qytetin britanik Southampton.
Dhe pasi që qëndruan disa ditë në qytetin Southampton, ata filluan udhëtimin e tyre me aeroplan mbi Oqeanin Atlantik, derisa veturën me të cilën kishin arritur deri në Britani janë detyruar ta dërgojnë në SHBA me anije.
Në momentin që shkelën në tokën amerikane, morën veturën dhe filluan udhëtimin nga Chicago për në Los Angeles, dhe pas disa ditëve arrin në pjesën veriore të Seattle. /Telegrafi/