I pangopshmi Blerim Shala, shkel edhe Kushtetutën vetëm për t’i marrë dy paga

E publikuar: 16/04/2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë bërë një propozim interesant për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që Blerim Shalën ta caktojnë në ekipin për dialog me Serbinë. Burime të Gazetës Blic brenda Kuvendit të Kosovës kanë thënë se ky propozim është antikushtetues dhe se është konflikt i interesit që një deputet në të njëjtën kohë të jetë edhe në detyrë ekzekutive.

Sipas këtij burimi, neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës ua ndalon deputetëve që të ushtrojnë funksione ekzekutive. “Caktimi i Blerim Shalës në këtë pozitë, është funksion ekzekutiv, sepse është pjesë e qeverisë, dhe rrjedhimisht shkelet neni 72 i Kushtetutës së vendit”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, nëse Shala emërohet në këtë ekip, atëherë me këtë çështje duhet të merret Agjencia Kundër Korrupsionit për konflikt interesi.

“Qeveria e Kosovës në krye me Isa Mustafën e Hashim Thaçit qëllimisht këtë çështje e kanë futur si pikë të rendit të ditës, vetëm e vetëm që ta heqin përgjegjësinë nga vetja për shkelje të Kushtetutës, dhe përgjegjësinë t’ia lënë Kuvendit të Kosovës”, thotë ky burim.

Sipas këtij burimi, Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e serbisë parasheh pjesëmarrje të komisioneve parlamentare në dialog, por Blerim Shala nuk është anëtar i asnjë komisioni parlamentar.

Blerim Shala, ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar Qeverisë Mustafa- Thaçi, gjegjësisht për t’u emëruar në ekipin për bisedime me Serbinë./ Gazeta Blic