I nguliten gërshërët në kokë, merr autobusin dhe niset vet për në spital (Video)

E publikuar: 07/04/2018 02:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shen Xiaoying ishte me fat që shpëtoi, pasi iu ngulitën në kokë një palë gërshërë, derisa po punonte në kopshtin e shtëpisë së saj që ndodhet në pjesën qendrore të Kinës.

Incidenti ndodhi derisa 57-vjeçarja po mblidhte gjethe mahagoni dhe i vuri gërshërët në një degë bambuje, e cila u shkëput dhe i lëshoi poshtë, transmeton Telegrafi.

Gërshërët e ngulitura në kokë

Pasi u qëllua në kokë, ajo nuk e humbi kontrollin dhe pa bërë panik, u nis me autobus për në spital, ku u shpëtua me anë të dy operimeve të vogla.

“Nuk po i arrija gjethet që ishin në lartësi, andaj i lidha gërshërët për degën e bambusë. Me tu thyer, më qëlluan në kokë”, ka shpjeguar Xiaoying.

Intervenimi për largimin e teheve

Raportohet se asaj i janë ngulitur tehet, afro 1.5 centimetra thellë në kokë. Pas largimit të gërshërëve, ajo po qëndron nën kujdesin mjekësor, ndërsa së shpejti pritet të lëshohet në shtëpi.

Gjethet e mahagonit

Druri i mahagonit kinez, përdoret shumë për punimin e mobileve dhe instrumenteve muzikore, teksa gjethet i ka shumë të shëndetshme dhe hahen si sallatë. /Telegrafi/