Ushtarët britanikë i kanë ngucur futbollistet e Australisë. Gjithçka ka ndodhur në ‘2015 Cyprus Cup’, një turne ndërkombëtar, i mbajtur të premten në Qipro, ku si rezultat, ushtarët britanikë, të cilët po qëndronin në tribuna për ta përcjellë ndeshjen Angli – Australi, kanë lëshuar komente seksiste ndaj ‘Matildas’, siç i quajnë futbollistet australiane, përcjell Zëri.
Federata e Futbollit të Australisë është ankuar për këtë rast, por që nuk e ka ndërmend të kërkojë ndëshkime disiplinore për ushtarët britanikë.
Oficeri i grupit militar ka kërkuar falje për këtë veprim dhe kërkim falja është pranuar. Sa për informatë, Anglia e fitoi këtë ndeshje, 3:0. /Zëri/