Një adoleshente është shpëtuar nga ekipet emergjente dhe të zjarrfikësve, pasi i ka ngecur koka në “auspuhun” e veturës gjatë festivalit të muzikës country që po zhvillohej në Minnesota.
Zjarrfikësit kanë përdorur motosharrat për t’ia nxjerrë kokën nga “auspuhu” 19-vjeçares Kaitlyn Strom, e cila për disa orë qëndroi e gjunjëzuar para veturës, transmeton Telegrafi.
Videoja 15 sëkondëshe e publikuar në internet shfaq ekipet që bëjnë të pamundurën ta shpëtojnë adoleshenten, ndërsa pamjet janë bërë virale.
Megjithatë të gjithë kanë pyetur se si ka përfunduar me kokë në “auspuh”, duke pretenduar se ajo mund të ketë pirë shumë alkool të cilin sigurisht e ka pirë tinëzisht, ndërsa ka detyruar dikë më të rritur që t’ia blejë.
Ajo më vonë ka postuar në profilin e saj në Facebook, një foto duke mbajtur “auspuhun” në dorë, duke ua bërë me dije miqve dhe familjarë se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Megjithatë, duhet t’i shërbej si leksion që herëve tjera të jetë më e kujdesshme. /Telegrafi/