Giacobbe
I ngarkuari për punë në Ambasadën amerikanë në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka bërë thirrje për një mjedis të pastër dhe të gjelbër në Kosovë.
Giacobbe bëri një mbishkrim nga postimi i ambasadës amerikane, ku “Ekipi i Gjelbër” i ambasadës priti Lulzim Baumann dhe Gent Zeqirin, ekspertë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar për forcimin e sektorit mjedisor të Kosovës.
“Krenar që shoh Ekipin e Gjelbër të Ambasadës duke punuar për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor.
Ndërsa bota shikon samitin e udhëheqësve botërorë për klimën në Glasgow javën e ardhshme, mbani mend rëndësinë e veprimeve lokale. Çfarë veprimesh të gjelbra mund të zbatoni në komunitetin tuaj për të ndihmuar mjedisin?”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.