I ngacmoi gruan, 35-vjeçari hedh nga ura 33-vjeçarin, vrasja në Durrës zbulohet 6 ditë më pas

E publikuar: 10/12/2024 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me vrasje në Durrës.

Mësohet se autori e ka qëlluar me grusht për motive të dobëta dhe ka përfunduar në një kanal të ujërave të zeza. Dyshohet se sherri ka nisur për ngacmimin e gruas së autorit nga viktima. Autori është arrestuar nga policia.

Ekspertët po mbledhin prova të zbardhur ngjarjen, shkruan A2cnn.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga policia në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit në Durrës 6 ditë më parë. Në njoftimin e sotëm Policia bën të ditur se një 35-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka shtyrë qëllimisht 33-vjeçarin drejt kanalit.

Një ditë pas ngjarjes policia njoftoi se 33-vjeçari u gjet pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës.

“Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur”, njoftoi policia më 5 dhjetor.

Ndërkohë sot në një tjetër njoftim Policia sqaron se nga hetimet e kryera dhe pas zbardhjes e tabulateve telefonike u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësja vrasjeje.

Babai i djalit kishte kallëzuar në datën 4 dhjetor se kishte humbur kontaktet me të birin.

Njoftimi i Policisë sot (10 dhjetor 2024)

Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Durrës 5 dhjetor 2024

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.