Lisa Curtis nga Lincolnshire e Anglisë, kreu lindjen kur ishte në javën e 23-të dhe shanset që Bordhi të mbijetonte ishin të vogla.
Megjithëse lindi me vetëm gjysmë kilogrami, fëmija u rrit i shëndetshëm dhe pas tre muajsh u bë pjesë e një reklame për pelena, transmeton Telegrafi.
“Isha e dëshpëruar dhe pa asnjë shpesë, që do të rritet shëndetshëm. Më dhanë një letër, ku praktikisht thuhej se fëmija mund të më vdiste” ka thënë Cirtis.
Fëmijët e lindur para javës së 24-të, që në Britani të Madhe është data deri kur mund të kryhet aborti, kanë gjasa të vogla mbijetese, por jo edhe ky rast.
Përmes këtij tregimi, nëna e vogëlushit po inkurajon të tjerat që të kenë besim dhe të mos u shuhen shpresat, po që se iu ndodhë një lindje e njëjtë. /Telegrafi/