Një student amerikan ka arritur të ndërtojë një shtëpi të vogël me vetëm 21 metra katrore, duke shmangur kështu qiratë e shtrenjta, ndërsa ndërtimi i kësaj shtëpie brenda të cilës nuk mungon asgjë, ka kushtuar hiq më shumë se 14 mijë dollarë.
Fotogaleria e publikuar më poshtë, shfaq Bradley nga Jacksonville i Floridës, ku shihet duke ndërtuar këtë shtëpi të vogël pa i ndihmuar askush, transmeton Telegrafi.
Duke parë se jetesa në konvikt i kufizonte shumë gjëra dhe qiratë në apartamente dhe të shpi private ishin shumë të larta, ai vendosi ta ndërtojë këtë shtëpi për të kënaqur apetitet e tij.
“Gjendja financiare më ka shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë. Pasi përfundova shkollën e mesme dhe kërkova një shtëpi me qira, aty e kuptova se jo gjithçka mund të bëjë brenda saj dhe nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për t’u argëtuar me miqtë. Kështu fillova ndërtimin e shtëpisë që gjithmonë e kam ëndërruar, ndërsa paratë e dedikuara për qiranë njëvjeçare i investova në materialet që kisha nevojë t’i kem për ndërtimin e saj”, ka deklaruar Bradley. /Telegrafi/