“I lanë të digjen, njerëzit vranë njëri-tjetrin”, eksperti flet për momentin tragjik në disko: Numri i viktimave do rritet

E publikuar: 17/03/2025 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti Bledar Bajrami ka folur në “Top Story” për tragjedinë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku të paktën 59 persona humbën jetën nga një zjarr në një disko.

“50 vetë një derë është standardi. Duheshin 20 dyer aty ndërkohë që ishte vetëm 1 derë. Ke materialet që veshin muret e objektit, nuk e di ça kanë përdorur materiale të lira. Nuk ka rëndësi kush e vuri zjarrin, rëndësi ka që nuk duhet të ishin materiale të djegshme. Ka sot materiale që shkrihen por nuk digjen. Më vjen keq për bilancin që do rritet, kush ka mbi 60% të trupit të djegur të shkallës së dytë…probabilitet janë shumë pak.

Shikoj organizimin brenda, jashtë çdi lloj norme. Banda muzikore vazhdonte të luante muzikë, nuk u jepnin drejtim njerëzit. Paniku bën që njerëzit të bllokohen. Aty ishin 100 vetë te dera kush të dalë i pari dhe nuk del asnjë. Ata janë gjysma të pirë, godasin njëri tjetrin. Aty ka dhe njerëz të zhdukur por këta nuk e japin. Aty janë shkrirë hekurat pra ka pasur një temperaturë të lartë. Duan që numrin ta rrisin avash avash”-u shpreh eksperti./tch