I lanë te dera një flamur serb me mbishkrim nacionalist, qytetari në veri lajmëron policinë

E publikuar: 22/10/2023 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mitrovica veriore

Në veri të qytetit të Mitrovicës një qytetar ka njoftuar organet e rendit për një rast që e ka shqetësuar.

Ai njoftoi policinë se te dera e banesës së tij ka gjetur një flamur serb me mbishkrim nacionalist.

Rasti është nën hetime.

“Mitrovicë-Veri 21.10.2023-13:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”