I kërkuar nga Suedia, shtetasi i huaj kapet me mbi 50 mijë euro në një lagje të njohur të Prishtinës

E publikuar: 02/12/2025 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetas i huaj ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një rast të krimit të organizuar.

Siç bëhet e ditur nga organet e rendit, njësitë e Task-Forcës, kanë arrestuar të hënën të dyshuarin në lagjen “Marigona”, i cili kishte urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52 mijë e 480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftim.