I kërkuar dhe i dënuar për mashtrim, 50-vjeçari arrestohet në Prizren

E publikuar: 30/03/2026 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ervin Softa u prangos sot nga policia në Prizren.

50 vjeçari ishte i kërkuar dhe i dënuar me 1 vjet burgim efekt për vepren penale “Mashtrim”.

Ai kishte shtatë urdhër-arreste aktive.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se arrestimi i të dyshuarit u bë duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, ku u siguruan informacione lidhur me vendndodhjen e tij.

“Pas arrestimit, E.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, deklaroi ai