Një grua 32 vjeçare në Indi, i ka këputur organin gjenital kunatit të saj dhe ia ka dërguar policisë, duke pretenduar se ai e kishte përdhunuar vazhdimisht dhe ajo nuk mundi të duronte më. E shoqëruar me tre fëmijët e saj, ajo shkoi në policinë në Sidhi që gjendet në distriktin Madhaya Pradesh në Indi dhe u tregoi policëve për ngjarjen që kishte ndodhur.
Policët menjëherë dërguan mbështetje mjekësorë për kuantin, mirëpo ai u gjet i vetëvrarë. Kunati kishte varur veten tek një pemë afër shtëpisë së tij. Gruaja kishte jetuar në bashkësi me kuantin pasi burri i saj punonte më shumë se 700 kilometra larg shtëpisë. Ajo u kishte thënë policëve që vazhdimisht është abuzuar nga kunati i saj dhe mënyra e vetme për ta ndaluar ishte kjo, raporton “Times of India”.
Sipas zëdhënësit të policisë në Sidhi, Abid Khan gruaja është nën akuzën për tentativë vrasje, raporton NOA. Numri i grave të përdhunuara në Indi, sipas Byrosë të Krimeve Nacionale është ngritur me 33 % në vitin 2014, që është një shifër alarmante.