“I kam bërë dëm Granitit”, Fifi shpërthen në lot

E publikuar: 03/11/2021 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Graniti Fifi

Pas mesazhit që Graniti mori nga nëna e tij, e cila i tha “Dil nga guaska, lundro lirshëm”, Fifi i tha futbollistit se duhet të shkëpusin komunikimin me njëri-tjetrin pasi marrëdhënia po e penalizon.

Graniti është ndjerë shumë keq pas këtij vendimi të këngëtares edhe pse e pranoi se shoqëria me të e ka ndryshuar paksa. Shkëputja e marrëdhënies mes tyre ka ndikuar edhe tek Fifi, e cila e mbyllur në dhomë nisi të përlotej.

E rënduar emocionalisht ajo u shpreh me këto fjalë: I kam bërë dëm dikujt, ndihem shumë keq. E kam penalizuar.

Këngëtaren e ngushëlloi Sabiani, i cili i tha se Graniti e simpatizon shumë dhe se shoqëria me Fifin nuk mund ta ketë penalizuar në këtë eksperiencë.