I jepet lamtumira e fundit Jules Bianchi

E publikuar: 21/07/2015 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jules Bianchis ju dha lamtumira e fundit. Në katedralen e Santa Riparata, në qytetin e Nisës u zhvillua ceremonia mortore e pilotit të Formula, që u nda nga jeta pak ditë më parë pas 9 muajsh në gjendje kome, për shkak të aksidentit që pësoi në Cmimin e Madh të Japonisë, të zhvilluar tetorin e kaluar. Jules Bianchi u përcoll për në banesën e fundit nga miq, të afërm dhe kolegë, mes të cilëve dhe pilotët e Ferrarit, Sebastian Vettel, Esteban Gutierrez dhe Vergne, ndërsa nuk munguan dhe Felipe Massa, Felipe Maldonado, Leëis Hamilton, Nico Rosberg e shumë të tjerë. Të afërmit e pilotit nuk i mbajtën dot lotët në momentin kur arkivoli po hynte në katedrale, ndërkohë që në krah të saj ishte vendosur dhe një foto e madhe e pilotit. Shumë njerëz kryen homazhe pranë trupit të Bianchit, ndërsa pas përfundimit të saj, kolegët e morën në krah arkivolin e 25-vjecarit duke e vendosur në qendër të sheshit qëndror të qytetit përpara se ta përcillnin në banesën e fundit./ss/