Pas grabitjes së shtëpisë së deputetit Arben Ristani mbrëmjen e kaluar, një tjetër grabitje ka ndodhur sot në vilat e Gjirit të Lalzit.
Kësaj here pre e grabitjes ka rënë vila e kryeparlamentarit, Iilir Meta.
Lapsi.al mëson se grabitësit kanë hyrë në oborrin e vilës dhe kanë marrë disa palë atlete.
Është e paqartë si kanë mundur të futen, pasi kjo vilë është gjatë gjithë kohës e ruajtur me roje dhe kamera sigurie