I hodhi ushqimin në fytyrë punëtores në ‘fast food’, gruaja merr dënimin e pazakontë

E publikuar: 06/12/2023 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gruaje nga Ohio, e cila u dënua për sulm për gjuajtjen e burrito-s mbi një punëtore të Chipotle, iu ofrua një mënyrë e pazakontë për të zvogëluar kohën e saj në burg.

Një gjykatës ka urdhëruar që dhunuesja Rosemary Hayne, 39 vjeç, duhet të punojë në një punë të ushqimit të shpejtë për dy muaj.

Hayne u kap në një video virale duke i bërtitur një punonjëseje të Chipotle përpara se t’ia hidhte ushqimin në fytyrë punëtores.

Në fillim, ajo ishte planifikuar të paguante një gjobë dhe të vuante 180 ditë burg, me 90 ditë të pezulluara.

Gilligan i tha Hayne se mund t’i ndërpriste 60 ditë burg nëse pranonte të punonte të paktën 20 orë në javë në një restorant fast-food për dy muaj. Hayne pranoi.