Qytetarë nga Ferizaj janë mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme për të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Ferizajt ka publikuar një fotografi në të cilën nuk i shihet fundi vargut të autobusëve të nisur drejt kryeqytetit.
“I gjithë Ferizaj drejt Prishtinës❤️ Drejtësi, jo Politikë!”, shkroi Agim Aliu në një postim në Facebook.
Protesta është paraprarë të fillojë në orën 14:00.



















