Mozzik gjatë verës nuk ishte aktiv me koncerte.
Por, ai vazhdimisht ka paralajmëruar fansat e tij se po përgatit diçka të madhe.
Dy ditë më parë, reperi lansoi këngën e re në duet me të dashurën e tij, Loredanën.
Është fjala për “Bonnie & Clyde”, duet i cili po pritet mirë në orët e para të publikimit në kanalin YouTube.
Për 29 orë, kënga ka kaluar shifrën prej 2 milionë klikimesh, e padyshim që këtij suksesi i është gëzuar Mozzik.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e dashninë e pastërt. Ju kam tregu që ky vit do të jetë i nxehtë”, ka shkruar në një postim Mozzik.
E në një tjetër, reperi shtoi këto fjalë “N’shkollë, n’muzikë e kom pas 2-sh.. e sot i boj me muzikë 2 milion klikime per 1 ditë!”.