Mentor Meqani që ishte në arrati që nga fillimi i shkurtit është vetëdorëzuar në Polici në Gjilan.
Ai dyshohet se ka ndihmuar kryerësit e një rasti të rëndë penal, konkretisht “Vrasje në tentativë”, të ndodhur më 4 shkurt 2026 në parkingun e restorantit “Mili”, në rrugën e Kamenicës.
Sipas informacioneve, i dyshuari kishte siguruar transport për autorët e veprës penale, duke i larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas kryerjes së saj.
Më 26 mars 2026, ai është paraqitur vetë pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa autorët kryesorë të tentimvrasjes vazhdojnë të jenë në arrati./sinjali


















