I dyshuari e ka pranuar se ka vr*rë 19-vjeçarin në Vushtrri

E publikuar: 24/03/2025 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri ka pranuar se ka kryer veprën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Preteni theksoi se i dyshuari B.D gjatë intervistimit ka pranuar veprën por që është ende herët për motivin që ka çuar në vrasjen e të riut.

“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet, tha Preteni.