“I duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme” – Presidentja zbulon një nga arsyet pse Kurti ndryshoi qëndrim

E publikuar: 09/03/2026 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Çim Peka e pyeti presidenten Osmani se a kishte një argument të kryeministrit Kurti pse ndryshoi mendjen ndaj saj?

Presidentja Osmani tha se një nga arsyet është që Kurti ka thënë se i duhet një president që nuk merret me politikën e jashtme.

Osmani: Ndoshta do ta them këtë në ndonjë moment tjetër…Por, kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme, pra është shprehur që i duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme. Çështjet tjera më mirë nuk po i përmend do vijë edhe momenti te kjo, tha Osmani,