Një veprim i kryeministrit holandez ka bërë që pamjet në të cilat shihet ai të shpërndahen me të madhe në internet dhe të komentohen së tepërmi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur kryminstri Mark Rutte kishte marrë një kafe në një gotë plastike, por e cila i kishte rënë në tokë dhe i ishte derdhur – në një nga ambientet e parlamentit.
Dhe kur të gjithë do të mendonin se pas kësaj do të ishin pastrueset ato që do të merreshin me kafenë e derdhur, ndodhi diçka jo e zakonshme.
Ka qenë vetë kryeministri holandez ai që ka marrë leckën dhe ka filluar të pastrojë kafenë e derdhur.
Një veprim i tillë gjithsesi nuk është lënë pa u vënë re edhe nga pastrueset të cilët e kanë brohoritur dhe duartrokitur. /Telegrafi/
Dutch Prime Minister Mark Rutte dropped his coffee cup today in Parliament, then cleaned up the mess himself under loud cheers of the Parliament’s cleaners. pic.twitter.com/hHhcP24YHQ
— Cees Van Beek 🇳🇱 (@ceesvanbeek) June 4, 2018