Travis Barker ende është i dashuruar në ish bashkëshorten, ndërsa ka filluar romancën me Rita Orën për ta bërë xheloze Shannom. Rokeri i famshëm, tashmë ka njoftuar Ritën me fëmijët e saj, raporton Zeri.info. Basisti i grupit ‘The Blink 182’ ende jeton me ish bashkëshorten e tij, lepurushën e Playboy-it, Shannom Moakler, edhe pse zyrtarisht janë ndarë më 2008.
Miqtë e tyre thonë se ai ka filluar romancën me këngëtaren kosovare, pikërisht për ta bërë xheloze ish gruan edhe pse ai tashmë ka njoftuar fëmijët e tij me këngëtaren. Dhe ata insistojnë se lidhja e tyre nuk do të zgjas shumë, pasi Travis njihet për romancat e tij të shkurtra.