“I dashur Albin”, ZKM ndan letrën që Rama ia dërgoi Kurtit për 17 vjetorin e Pavarësisë

E publikuar: 19/02/2025 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kryeministrit ka ndarë letër urimin që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Kryeministrit Albin Kurti, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ne letrën e Ramës thuhet se Kosova ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve.

“Përulemi sot përpara themeluesve të Republikës, duke shprehur pafundësisht mirënjohjen tonë. Një rrugëtim sfidues dhe i suksesshëm deri më 17 shkurt të vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe një rrugëtim po kaq sfidues e i suksesshëm, deri më sot, për forcimin e saj”, thuhet në letër.

Letra figuron se është shkruar më 13 shkurt, e ZKM e ka ndarë tek sot.