Një i burgosur ka tentuar të arratiset gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, duke sulmuar fizikisht një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës.
Ndërhyrja e menjëhershme e zyrtarëve të tjerë korrektues ka bërë të mundur ndalimin e tij.
Policia njofton se zyrtari korrektues ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas përfundimit të trajtimit dhe inicimit të rastit, është kthyer nën masa të shtuara sigurie në institucionin e vuajtjes së dënimit.


















