I burgosuri bën seks me dy gardiane dhe… i padit

E publikuar: 07/05/2015 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i burgosur, që bëri seks me dy gardiane, ka në plan t’i padisë për ngacmim seksual.

Jeng-Li Delgado-Galban, 25 vjeç, pretendon se është dhunuar nga dy femrat, pasi ka bërë seks disa herë më to në një dollap furnizimesh.

Ngjarja ndodhi në një burg në SHBA.

Gardianet Jill Curry, 38 vjeç dhe Brett Robinson, 32 vjeç, janë pushuar nga puna.

Ato kanë pranuar se e kanë liruar atë nga qelia për seks, por thonë se ai i ka manipuluar.

Curry, që ishte e martuar me zëvendëssherifin, ësht dënuar me 4 vite burg.

Delgado- Galban është në burg për ngacmim seksual, sulm të shkallës së dytë, përdorim i paligjshëm i armëve, përpjekje për të manipuluar dëshmitarët, etj.