I arrestuari në MTI Blerim Sokoli është Drejtor i Metrologjisë

E publikuar: 30/04/2015 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta Express merr vesh se njëri nga zyrtarët e arrestuar në MTI në lidhje me njehsorët KOHLER është edhe Drejtori i Agjencisë Metrologjisë, Blerim Sokoli.

Po ashtu, Express merr vesh se për rastin kanë qenë të dyshuar rreth shtatë persona, por vetëm këta tre janë arrestuar të mërkurën.

I arrestuari Sokoli vet e kishte ekzekutuar vendimin për tërheqjen nga tregu të këtyre njehsorëve të KEDS’it.

—————————————-

(12:28) – Arrestohen tre zyrtarë të MTI-së në lidhje me njehsorët KOHLER

Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se dje janë arrestuar tre zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, nga Agjencioni i Metrologjisë.

“Zyrtarët e arrestuar janë: B.S, V.A. dhe D.H., të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim i blerësve:, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speicale

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit: B.S. dhe V.A., të cilët pritet që sot të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake në Prishtinë, në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit. Ndërsa e dyshuara D.H. pas intervistimit në Prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

“Në kuadër të këtij rasti pritet të zgjerohen hetimet edhe ndaj subjekteve dhe personave tjerë, të cilët kanë kontribuar që të licencohet dhe instalohet tipi i njehsorit të prodhuesit KOHLER AEL.TF 04-01 në tregun kosovar.

Ky rast është pjesë e Procedurave të Standardeve të Veprimit, ku është punuar dhe do të vazhdohet të punohet me ekip të veçantë deri në përfundimin e të gjithave procedurave.