Hyseni: Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit të qytetit tonë

E publikuar: 13/09/2025 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me zëvendësministren Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, zhvilloi takim me të rinjtë e qytetit. U diskutua për rolin e tyre në shoqëri dhe nevojën për përfshirje aktive. “Gjilani përmbushet me energjinë e të rinjve – bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen,” tha kandidati.

Postimi i plotë:

Takimet me të rinjtë gjithmonë na japin një perspektivë të re për trajtimin e çështjeve, andaj i tillë ishte edhe ky që sot e patëm bashkë.

Bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, një pjesë të kandidatëve tanë për Asamble e edhe me përfaqësues të OJQ-ve, diskutuam me të rinjtë tanë për angazhimin e tyre në jetën shoqërore.

Gjilani përmbushet me energjinë dhe kreativitetin e të rinjve tanë. BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin