(I plotësuar)-Kurse Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka bërë të ditur se sot është pikërisht një ditë solemne.
“Në krye të 17 vjetëve të punës së shkëlqyeshme. Sot kemi shumë arsye për të qenë krenar. Kemi polici të përkushtuar për shtetin e vet që nuk i mungon as vullneti dhe as gatishmëria”, ka thënë Hyseni.
Gjithashtu sipas tij oficerët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës më mirë se çdo kush tjetër e kanë dëshmuar se janë mbrojtës së Republikës së Kosovës.
…………………………………
LIVE/ Mustafa: Policia e Kosovës është institucion i besueshëm (Foto)
Ndërsa përgjatë kësaj ceremonie kryeministri Mustafa ka uruar policinë në emër të gjithë qeverisë duke theksuar se Policia e Kosovës është institucion i besueshëm dhe ka zbatuar të gjitha ligjet e vendit.
“Ne mburremi me ju dhe ju do të keni përkrahje të fuqishme nga ne”, ka thënë Mustafa.
…………………………………………….
LIVE: Policia shënon sot 17 vjetorin e themelimit (Foto)
Policia e Kosovës shënon sot 17 vjetorin e themelimit.
Ndërsa gjatë këtij përvjetorit, policia ka organizuar një ceremoni në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë meqë rast ka filluar edhe parakalimi i gardës, raporton Indeksonline.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, kryeprokurori Aleksander Lumezi dhe shumë fytyra të tjera publike./Indeksonline/