Hyseni: Shpresoj që krerët e Kosovës ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë

E publikuar: 27/07/2022 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-koordinatori për dialog Skender Hyseni, e ka komentuar takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, me sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Hyseni tha se shpreson që krerët e Kosovës ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë.

Ai theksoi se marrëveshja do të duhej të përmbyllej me njohje reciproke.

“Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjëllë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë” – tha ai.