Deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni i ka folur në lidhje me situatën e mbrëmshme në veri.
Ai u shpreh se është e drejta e Kosovës që të ndërmarrë një masë të tillë.
“Është e drejta e Kosovës që të ndërmarrë një masë të tillë, tanimë askush nuk e konteston, është edhe e faktorëve të sigurisë së Kosovës që thonë se po të bëhet diçka më shumë, do të jemi në mbrojtje në anën e palës së ligjshme”, tha ai.
Tutje, Hyseni u shpreh se Serbia e ka një sindromë që nuk pajtohet me barazinë e popullit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Prej se e dimë ne, Kosova ka pasur një sindromë , e ka edhe tani, nuk pajtohet dot me barazinë e popullit të Kosovës, nuk pajtohet me lirinë e Kosovës dhe të gjitha të tjerat janë vetëm pretekste për të fituar kohë”, u shpreh ai në Klan Kosova.