Hyseni: Rinia e Gjilanit po sfidon vetveten me disiplinë e përkushtim

E publikuar: 20/09/2025 00:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, Alban Hyseni, ka vizituar ambientet e VR CROSSFIT në Gjilan, ku u takua me të rinjtë që ushtrojnë aty.

Ai vlerësoi lart përkushtimin dhe energjinë e tyre, duke theksuar rëndësinë e hapësirave të tilla për zhvillimin fizik dhe shpirtëror të rinisë.

“Çdo ushtrim, çdo ritëm i stërvitjes, tregon vendosmërinë për disiplinë dhe për të sfiduar vetveten,” shkroi Hyseni, duke shtuar se të rinjtë e Gjilanit, përmes aktiviteteve të tilla, fitojnë shëndet dhe vetëbesim.

#BASHKËpërGjilanin