Hyseni: Përlepnica i bashkohet fitores së VV-së, më 12 tetor e çojmë Gjilanin përpara

E publikuar: 27/09/2025 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim zgjedhor në Përlepnicë, ku tha se banorët e këtij fshati “u rreshtuan fuqishëm për fitoren e 12 tetorit”.

Në tubimin ku mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u theksua rëndësia e vazhdimit të qeverisjes aktuale për të çuar përpara projektet zhvillimore në komunë.

“Entuziazmi dhe energjia e kësaj mbrëmjeje janë garanci për fitoren tonë të përbashkët,” u shpreh Hyseni.