Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, kërkoi përkrahjen shteteve aleate të Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë policorë, në veçanti Interpol dhe Europol.
Hyseni i cili po qëndron sot në Vjenë për të marrë pjesë në Konferencën me temë “Luftimi i përbashkët i ekstremizmit të dhunshëm”, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këto organiziat, do të ndikonte në përmirësimin e raporteve të policive në rast të shkëmbimit të inforamcioneve.
Kjo konferencë është iniciativë e vendeve të botës i bërë në Samitin e Uashingtonit, e mbajtur në shkurt të këtij viti. Qëllimi primar i së cilës është bashkëpunimi midis vendeve të rajonit në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.