Alban Hyseni, kandidat për kryetar të Gjilanit nga LVV është deklaruar pasi është duke prirë në garën për të parin e qytetit.
Alban Hyseni, kandidat për kryetar të Gjilanit nga LVV është deklaruar pasi është duke prirë në garën për të parin e qytetit.
Ai për ATVLIVE ka thënë se ky votim është një mesazh për ndryshim.
“Unë i falanderoj qytetarët e Gjilanit dhe ky është një mesazh për nevojën e ndryshimit në qytet. Sot është vendosur që e vjetra të shkojë e të vi energjia rinore në qeverisje. Gjilani ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim është vulosur sot”, tha ai.
Ndërsa ka shtuar se e kanë shpallur fitorën.
“Po e shpallim fitoren sepse Lëvizje Vetëvendosje ka dalur e para në Gjilan”, tha Hyseni.
Sa i përket nëse do të fitoj pa balotazh ka thënë se duhet të pritet, mirpo egziston një mundësi e tillë. /ATVLIVE/