Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se Kosova duhet të ketë guximin për hartimin e statutit të Asociacionit, pasi sipas tij, nuk ka qare pa u zbatuar marrëveshje për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai në emisionin ResPublika, tha Kosova nuk të presë nga të tjerët që t’ia shkruajnë statutin.
Kosova duhet ta ketë guximin që të dalë dhe ta hartoj statutit e Asociacionit, sepse nuk ka qare pa e zbatuar.
“Nëse presidenti i Francës (Macron) dhe kancelari i Gjermanisë (Scholz), flasin për zgjidhje të vështira ju sigurojë si mbi të gjitha e kanë parasysh këtë. Kosova nuk duhet të presë që dikush tjetër te ja servojë dhe të bëjë disa varjante të statutit”.
Ai ka thënë se Kosova nuk dëmtohet nga Asociacioni nga pakoja e marrëveshjes së vitit 2013-të.