Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se, hedhja e gazit lotsjellës mund të përçojë mesazh rrënues për Kosovën.
Ai tha se lëshimi i gazit nuk mund të arsyetohet kurrsesi dhe paraqet shkelje ligjore.
“Skenat e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit dërgojnë një mesazh jo të mirë, sidomos ai mesazh mund të jetë destruktiv dhe rrënues për një vend që nuk e ka përmbyll ende procesin e shtetndërtimit”.
“Mund të prodhojë efekte të caktuara shumë praktike në atë që quhet rrumbullakim i mëtejmë i shtetësisë”.
“Është absolutisht kundër ligjet, sidomos kur përdoret nga persona jo të autorizuar është shkelje flagrante”, ka deklaruar Hyseni.