Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur rreth fushatës që ai ka bërë për garën e balotazhit ku përballë do ta ketë Lutfi Hazirin e LDK-së.
Hyseni tha kishin një qasje interesante prej fillimit të fushatës, ku sipas tij, kanë qenë të thjeshtë e modest me qytetarët, por edhe të vendosur e të guximshëm.
Tutje, Hyseni thotë se Haziri nuk ka paraqitur guxim të përballet me të në debate, pasi tha se nuk kanë pasur asnjë debat në garën e balotazhit.
“Në debatin e parë publik me kundër-kandidatin ai thoshte se s’ka humbur kurrë në Gjilan, ndërsa unë e paralajmërova qysh në debatin e parë se për gjithçka është një herë e parë, ka humbur më 17 tetor e më 14 nëntor do të humb përsëri”.
“Unë kam thënë se kundër-kandidati im që është njëri me përvojë të gjatë në politikë, por unë nuk besoj në këtë por unë besoj në punën në terren”, është shprehur Hyseni në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, Hyseni ka folur edhe për mbështetjen që ka marrë nga kryeministri Kurti dhe ministrat e tij, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka xhipa të zinj, pasi sipas tij, ministrat që kanë ardhur në mbështetje të tij, këtë e kanë bërë me vetura zyrtare, përjashtuar kryeministrit Kurti ku tha se shkak është vetëm protokolli shtetëror.
“Qeveria e Kosovës nuk është që ka xhipa të zi. Ministrat e qeverisë nuk kanë ardhur me vetura të qeverisë por me vetura private. Tjetër është Kurti që ka protokoll zyrtar, por duke filluar nga Besnik Bislimi e deri tek Hekuran Murati kanë ardhur me vetura zyrtare. Pra, nuk ka ministra të Qeverisë Kurti që ka shfrytëzuar makinat zyrtare për të ardhë në fushatë, absolutisht asnjë”, është shprehur Hyseni, njofton Klankosova.tv.