Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.
Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi, përfaqësues të konfesioneve fetare, policisë, FSK-së, medieve, shoqërisë civile dhe OJQ-ve.
Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Hyseni për vizitën, ndërsa e ka njoftuar për gjendjen e sigurisë.
“E njoftova ministrin për gjendjen e sigurisë publike, por qëllimi kryesor i vizitës së tij është takimi me KKSB-në, i cilin është njëri nga mekanizmat komunal më të suksesshëm që kemi, jo për shkak të orarit dhe përmbajtjes që ka, po për shkak të vizitave dhe angazhimeve konkrete që ka si përfaqësim politik e qytetar dhe përfaqësues të religjioneve, partive politike dhe shoqërisë civile. KKSB e Gjilanit është marrë shembull i mirë dhe dua të them se ka prodhuar dy angazhime konkrete, dialogun ndërfetar ndërmjet institucioneve fetare dhe aktiviteti tjetër është “Muaji i Tolerancës” që do të jetë muaj i menaxhuar dhe koordinuar nga vetë krerët fetarë dhe KKSB”, u shpreh kryetari Haziri.
Nga ana e tij, ministri Hyseni e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke e përgëzuar për lidershipin e tij të fuqishën, i cili sipas tij, e ka demonstruar brenda pak muajve në Gjilan.
“Sot po ndihem në veçanti mirë në Gjilan, kur dëgjoj për aktivitet aq përmbajtësore, aq sistematike të KKSB-së, për këtë tip lidershipi të fuqishëm që po e demonstron kryetari Haziri brenda pak muajve të qeverisjes, e që ka një rëndësi të dorës së parë në atë që e quajmë ruajtje dhe kultivim të harmonisë fetare, mirëkuptimit ndëretnik etj. Ka shumë rëndësi funksionalizimi i KKSB-ve në funksion të zbritjes së mesazhit në nivelet më bazike të organizimit social te familja, shkolla, lagja, komuniteti, xhamia e kisha, gjithnjë me qëllim të parandalimit të fenomeneve të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin”, tha ministri Hyseni.
Ai ka kërkuar nga të gjithë që të vazhdojnë ta luftojnë ekstremizmin e mundshëm të çfarëdo natyre në Gjilan.
“Njerëzit e mirë të këtij vendi e kanë obligim që ta përdorin një kundër narracion, ta vënë në veprim kundër mesazhin për ta detronizuar mesazhin keq që fton për dhunë, urrejtje ndëretnike e ndërfetare. Kosova është vend multikulturor, multietnik e multikonfesional dhe kjo është pasuri që duhet ta ruajmë”, tha Hyseni.
Përfaqësues të KKSB-së, policisë dhe të bashkësive fetare kanë paraqitur pikëpamjet e tyre, ndërkaq janë shprehur se po e bëjnë të pamundurën që t’i lutfojnë dukuritë negative në shoqëri, përfshirë këtu edhe ekstremizmin.
Përndryshe, në gjashtëmujorin e këtij viti Gjilanin e ka vizituar i tërë Kabineti
Hyseni: Haziri ka demonstruar një lidership të fuqishëm brenda pak muajve në Gjilan
NGA KATEGORIA