Sot, në dyvjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ekipin e tij, bënë homazhe pranë varrit të Bunjakut, duke nderuar sakrificën e tij.
Afrim Bunjaku ra heroikisht gjatë një sulmi të organizuar nga terroristët serbë, duke mbrojtur rendin, sovranitetin dhe lirinë e Kosovës. “Sakrifica e tij mbetet një shembull i guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun,” tha Hyseni në postimin e tij.
Kryetari theksoi se angazhimi për kërkimin e drejtësisë për Bunjakun do të vazhdojë, ndërsa kujtimi i heronjve të Kosovës do të ruhet gjithmonë.
Lavdi e përjetshme Afrim Bunjakut!


















