Hyseni: “ABC design” është një shembull i duhur për t’u ndjekur

E publikuar: 13/10/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do të krijojmë kushte për bizneset, që të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre.

Të krijojmë urë lidhëse në mes të rinjëve Gjilanas e kërkesës për fuqi punëtore nga bizneset, këtë pikë nga programi jonë qeverisës e ndava me “ABC design”, pasi që një nga sfidat e tyre është gjetja e punëtorëve të kualifikuar. Në këtë pikë ne kemi planifikuar të organizojmë dhe mbikqyrim programin e praktikave për nxënës në mjedisin biznesor në Gjilan.

“ABC design” është një shembull i duhur për t’u ndjekur pasi që si biznes kanë punësuar 9 gra dhe janë entuziastë që të e rrisin këtë numër. Qeverisja jonë do të i mirëpret dhe mbështesë biznese të tilla që e rrisin mirëqenien e shumë familjeve përmes punësimit.

#përtëgjithabizneset
#LVV144

Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan