Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Idriz Hysenaj ka thënë se kandidati i tyre, Ramiz Lladrovci ka fituar me mbi 60% të votave, njofton Klan Kosova.
“Kemi pasur zgjedhje pa eksese dhe pa manipulime”.
“Kemi biseduar me qytetarë dhe kemi marrë aprovimin e tyre para ditës së sotme dhe jemi të bindur se kemi fituar me mbi 60%”.
Kurse për pjesëmarrjen e fëmijëve para selisë së kësaj partie në Drenas, Hysenaj ka thënë : “Edhe fëmijët kanë gëzim, pasi prindërit e tyre e kanë votuar Ramiz Lladrovcin”.