Hysaj fiton ndaj Rrahmanit

E publikuar: 05/12/2024 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elseid Hysaj ka triumfuar sonte përballë kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani.

Skuadrat e të dyve u ballafaquan në kuadër të Kupës së Italisë, ku Lazio fitoi me rezultat 3:1 në “Olimpico”.

Në këtë takim Hysaj luajti krejt ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë, derisa Rrahmani nuk u aktivizua fare.

Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por gabimin e tij e përmirësoi Noslin që shënoi nëntë minuta më vonë.

Giovanni Simeone barazoi shifrat në minutën e 36-të, por gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta.

Kjo pasi që Tijjani Noslin shënoi golin e dytë personal, për ta rikthyer epërsinë e Lazios.

E një natë magjike për të, ai e konfirmoi në minutën e 50-të kur shënoi për 3:1 dhe e arriti hat-trikun e tij në këtë takim.