Në një intervistë për mediat italiane, lojtari i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, hodhi poshtë zërat për një kalim të mundshëm të tij te Atletico Madrid. Kohët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ekipi spanjoll apo dhe Bayer Leverkusen dëshirojnë kartonin e mbrojtesit të Napolit, lajm që është konfirmuar edhe nga vet agjenti i 22-vjeçarit. Gjithsesi është vet Hysaj ai që sqaron situatën.
“Atl. Madrid? Nuk ka asgjë zyrtare. I kam dëgjuar edhe unë këto zëra, por ende nuk ka ardhur asnjë ofertë. Për momentin jam i përqëndruar te Napoli dhe te Kombëtarja Shqiptare. Ajo që ka rëndësi për mua është të jap maksimumin për të përmirësuar paraqitjet e mia. Jemi vetëm 3 pikë larg Juventusit të vendit të parë.”
Napoli pagoi rreth 5 milionë Euro vitin e kaluar kur mori shërbimet e Hysaj-t nga Empoli, ndërsa tani vlera e kartonit të mbrojtësit nga Shkodra kap shifrën e 20 milionë Eurove.