Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë dhe po ikin nga Kosova ka bërë që te ketë pritje të gjata në disa nga pikat kufitare të Kosovës me vendet e tjera.
Sipas grafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Menaxhimit Kombëtar të Kufijve, pritjet më të mëdha janë në Muçibabë.
Në dalje në këtë pikë kufitare pritjet shkojnë deri në 2 orë, ndërsa kolonat janë deri në 600 metra.
Më pak pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku kolonat deri në 100 metra kanë bërë që pritjet në dalje të jenë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.