Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosove me targa serbe, arrestohet kosovari

E publikuar: 02/10/2023 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një mashkull kosovar, pasi ai e pranoi se i ka ndjekur rrugët ilegale për kalim nga Serbia në Kosovë.

Vetura me targa serbe u ndal nga policia në fshatin Bistricë, Leposaviq.

Raporti:

KALIM I PA AUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE

Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.