Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

E publikuar: 09/05/2020 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetase e Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kishte kaluaar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se asaj i është bërë kontrolli mjekësor për virusin COVID-19.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Mitrovicë 08.05.2020-19:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë , pasi që e njëjta përmes rrugëve alternative  ka kaluar ilegalisht  kufirin R. Serbisë –R. Kosovës. E njëjta pas kontrollit mjekësor  të virusit COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.