Hykmete Bajrami thotë se nëpër dyqane në veri dhe pjesë tjera serbët ende paguajnë me dinarë

E publikuar: 20/02/2024 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në RTV21 tha se Qeveria Kurti nuk e ka arritur që të ”shtrijë sovranitet në pjesën veriore të Kosovë”.

Ajo shoti se e gjithë kjo çështje është si mbulim i dështimeve të Qeverisë Kurti.

”Jam shumë e sigurt se në katër komunat veriore, edhe në pjesët tjera me shumicë serbe jam e bindur se ka mundësi që transaksionet në dyqanet e lagjes kryhen me dinarë.” – tha Bajrami.